Hashim Thaçi shfaqet i tronditur për Gjykatën speciale, kërcënon gjykatën se gjithë popullin e ka pas!

Fillimi i punës së kësaj gjykate, e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës, pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.


Mos e humb, hap meposhte per me teper – Link

Hashim Thaçi shfaqet i tronditur për Gjykatën speciale, kërcënon gjykatën se gjithë popullin e ka pas!

Fillimi i punës së kësaj gjykate, e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës, pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.
Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovёs miratoi Nenin 162 tё Kushtetutёs sё Kosovёs dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrёn e Prokurorit tё Specializuar, pas njё Shkёmbimi Letrash midis Presidentes sё Kosovёs dhe Pёrfaqёsueses sё Lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe tё Sigurisё nё vitin 2014.
Sot në Prishtinë, nga disa organizata joqeveritare në vend, është bërë prezantimi i një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale.
Në një konferencë, ku u prezantua raporti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se raporti i senatorit zviceran, Dick Marty, që ngriti për herë të parë pretendimet për gjoja krime lufte nga ish-pjesëtarë të UÇK’së, ka qenë i motivuar politikisht dhe jo aksidental.
Ai madje ka thënë se ky raport u botua një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010 në Kosovë, dhe, sipas tij, votimi në Këshillin e Evropës i këtij raporti ndodhi në kohën kur po zhvilloheshin negociatat për formimin e qeverisë së re.
Thaçi, gjatë një fjalimi, madje ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo e fundit ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, përkatësisht nuk ka bashkëpunim fare.
Ai madje u ka bërë me dije të pranishmëve në konferencën e organizuar se rreth 50 për qind e kosovarëve janë të gatshëm të protestojnë kundër Gjykatës Speciale, pasi që kjo do të merret vetëm me krimet e supozuara të UÇK’së.
Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është një avantazh për Kosovën.
“Shpesh thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë të cilën duhet ta largojmë. Të jemi të qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia, dhe askush më mirë se kosovarët nuk mund ta largojnë atë re të zezë. Pra, Gjykata Speciale është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë, e ritheksoj ndjenjën e drejtësisë”, ka thënë ai.
E, si asnjëherë më parë, Thaçi ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë përfitimesh për Kosovën.
Por, Thaçi ka thënë se asnjë nga këto premtime, si: anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, liberalizimi i vizave dhe premtime tjera nuk janë përmbushur.
Kundërshtar i Gjykatës Speciale është edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Shefi i ekzekutivit, vetë i gjykuar dy herë për gjoja krime lufte nga Gjykata e Hagës, për t’u shpallur dy herë i pafajshëm, ka qenë shumë i zëshëm kundër Speciales, sa ishte në opozitë.
Lajm të keq për Kosovën e cilësonte vite më parë Haradinaj themelimin e Speciales.
“Mos të harrojmë, kjo gjykatë ka edhe disa dimensione tjera. Kosova është një vend që duhet të jetë pjesë e organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Një gjykatë e tillë vetëm për Kosovën që s’ka ndodhur as për Kroacinë e as për Bosnjën është një lajm i keq. Vetë emri Gjykatë për kosovëën është problem për imazhin e Kosovës”, deklaronte udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, më 2014.
Madje, Haradinaj fajësonte tani partnerin e tij në qeverisje, PDK’në, dhe udhëheqësin e atëhershëm të saj, Hashim Thaçi, për themelimin e Speciales. Sipas tij, Specialja është dhuratë që PDK i ka bërë Kosovës.
Kundër Speciales, Haradinaj është deklaruar edhe sa ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet e qershorit të sivjetmë. Ai ka thënë se krijimi i kësaj gjykate është vendim i padrejtë për Kosovën.
“Ajo është një vendim i padrejtë për Kosovës nuk e di pse ka ardhë deri këtu bëhet diskriminim i viktimave”, ka thënë Haradinaj.
Kundërshtar i Speciales është edhe zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj. Edhe Limaj disa herë është deklaruar kundër kësaj gjykate.
Udhëheqësi i Nismës për Kosovën, që bën pjesë në koalicionin qeverisës të vendit, bashkë me PDK’në dhe AAK’në, deklaronte më 2015, si opozitar, se Specialja prek sovranitetin e Kosovës.
Madje, Limaj parashikonte edhe se Gjykata Speciale do ta kthejë Kosovën në protektorat.
Limaj – ish-komandant i UÇK’së, po ashtu i akuzuar për krime lufte dhe më i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës – po ashtu ka parashikuar se kjo gjykatë do të merret me Kosovën të paktën 20 vjet.
Kjo, sipas Limajt, do ta shndërrojë Kosovën në “Republikë Banane”, një term që përdoret për shtetet jostabile.
Edhe në janarin e këtij viti, Limaj kontestonte legjitimitetin e Speciales, duke deklaruar se kjo gjykatë u themelua me akuzat e Serbisë.
“Gjykata Speciale është iniciuar mbi bazën e dosjeve të Serbisë”, ka thënë ai. /Express/

A ka shqipetar qe nuk i gezohet ketij lajmi? Ergogan vendosi kete gje!

Image result for erdogan happy

Qeveria ka thënë se propozimet, që postin presidencial do e bëjnë ekzekutiv, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, do të sigurojë një administratë më të thjeshtë dhe më efektive, ndonëse kritikët paralajmërojnë se kjo do i jap Erdoganit fuqi pa kontroll nga institucione të tjera.

Ndryshimet prej 18 nenesh të Kushtetutës janë miratuar me 339 vota pro në parlamentin me 550 ulëse.
Mos e humb, hap meposhte per me teper

Demaskohet CIA! Zbulohet sekreti i takimit të Eisenhower me UFO-t

Një ish këshilltar i Pentagonit pretendon se presidenti amerikan Eisenhower ka pasur tri takime sekrete me tri specie të ndryshme të alienëve. Thuhet se ish-presidenti amerikan ishte dërguar në bazën ajrore “Edwards”, e cila zyrtarisht konsiderohej “e zhdukur”.

Ligjëruesi dhe shkrimtari Timothy Good deklaron se presidenti i 34- të i SHBA-ve, në vitin 1954, u takua me tri lloje tepër të përparuara të alienëve.

Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, origjina e tij shqiptare (dhe një konflikt me Zogun)

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të 20-të, Mustafa Qemal Ataturku mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane.

Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet një krim që është i dënueshëm me burgim.

Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Opinionisti grek: Edi Rama më shokoi kulturalisht, u ndjeva si një qytetar i botës së tretë

E ndoqa dje në stacionin televiziv Skai intervistën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, (në Alexis Papachelas) dhe e pranoj se pësova një tronditje kulturore, pasi u ndjeva si qytetar i një vendi të botës së tretë.

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të flistë dhe të analizonte marrëdhëniet dhe problemet greko-shqiptare, por kisha dëgjuar se Rama është një i till.

Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Një shpërndarje nga ti mund të jet një shpres e madhe per Senadin e vogël.. Nese smund ta ndihmosh me të holla të pakten shperndaje behu shkaktar qe ta ndihmoje dikush!

Familja e vogelushit te semur Senadit ne gjendje te rende, jetojne me vetem 45 euro social ne kushte te renda, me senadin i cili ka nevoj per ndihme finnaciare per te blere barnat per sherim, i cili tashme qe 4 Vite jeton vetem me babin e tij pas vdekjes se nenes, Senadi i cili gjendet ne gjendje te rende per shkak te kushteve financiare te renda te familjes se tij.
Kush ka mundesi per te kontribuar numri kontaktues +377 45 295 156


Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Nëna vret vajzën: E dogja për së gjalli sepse turpëroi familjen

Një nënë, e cila dogji për së gjalli vajzën e saj, pasi u arratis me një mashkull të cilin familja nuk e donte, është dënuar me vdekje në Pakistan.

Parveen Bibi pranoi përpara një gjykate speciale në qytetin e Lahore se e kishte vrarë të bijën në qershor të vitit të shkuar, pasi “kishte turpëruar familjen”.

Related image
Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Svoboda për tensionet Kosovë – Serbi: NATO ta bëjë të qartë se do të intervenojë

Hanes Svoboda, ish-kryetari i Grupit Social-Demokrat në Parlamentin Europian dhe ish- raportues për negociatat ndërmjet BE-së dhe Kroacisë, ka deklaruar se nuk duhet të lejohet një konflikt i ri në rajon, duke thënë se NATO-ja dhe BE-ja duhet të çojnë porosi se do ta ndalin çfarëdo konflikti.
Ai tensionet e fundit Kosovë – Serbi i ka ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale serbe.

Image result for Svoboda kosove
Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper

Humbja e flokëve tek gratë, ja cfarë sëmndje paralajmron

Është e gabuar ideja se humbja e flokëve është një problem vetëm i meshkujve. Madje 40% e personave të cilët kanë problem të përkohëshëm apo afatgjatë me humbjen e flokëve, janë gratë. Tek disa ersona, ky problem shfaqet në të gjithë kokën, tek disa të tjerë vetëm në pjesën qëndrore të kokës. Për çdo grua ësht stresues momenti kur shikojnë krëhërin e flokëve me një numër të madh të flokëve të rënë nga zakonisht.
Image result for Humbja e flokëve tek gratë
Mos e humb, hap linkun/linqet e meposhtme per me teper